11:36 / E enjte, 20 Prill 2017

Kapet një femër në burgun e Dubravës me 29 gramë marihuanë

Kapet një femër në burgun e Dubravës me 29 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër pasi gjatë një kontrolle në dhomën e vizitave, në trup  i janë gjetur e konfiskuar 29 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Indeksonline.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që gjatë kontrollit në dhomën e vizitave në trupin e saj janë gjetur dhe janë konfiskuar 29 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” /Indeksonline/

Lexo të tjera