10:24 / E enjte, 12 Janar 2017

Kaq qytetarë protestuan dje në Kosovë për lirimin e Haradinajt

Kaq qytetarë protestuan dje në Kosovë për lirimin e Haradinajt

Dje në shumë qytete të mëdha të Kosovës u protestua në mënyrë paqësore  nga mijëra qytetarë, të cilët kërkuan lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u arrestua javën e kaluar nga autoritetet franceze.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë statistika për pjesëmarrjen e qytetarëve në Ferizaj, Prizren, Pejë e Gjakovë, numri i të cilëve bashkërisht arrin në 5500.

Ja të dhënat e policisë:

Rr. Dëshmorët e Kombit Ferizaj, më 11.01.2017-12:00h. Është raportuar se 200-250 persona  kanë protestuar në shenjë pakënaqësie me arrestimin e z. Ramush Haradinaj. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Sheshi Shatërvan, Prizren, më 11.01.201612:00h. Është raportuar se rreth  250 persona  kanë protestuar në mënyrë paqësore në shenjë pakënaqësie ne  arrestimin e z.Ramush Haradinaj. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Sheshi Shkelzen Haradinaj, Pejë, më 11.01.2017-12:00h. Është raportuar se rreth 4000 persona kanë protestuar në  mënyrë paqësore në shenjë pakënaqësie me arrestimin e z.Ramush Haradinaj. Rreth orës 12:35 protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente .

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë, më 11.01.2017-11:55h.  Është raportuar se rreth  1000 persona  kanë protestuar në mënyrë paqësore në shenjë pakënaqësie me arrestimin e z.Ramush Haradinaj. Rreth orës 12:40 protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Lexo të tjera