21:43 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Kelmendi, Ismailit: Po s`more masa ndaj keqmenaxhimit në QKUK, ti je përgjegjës për vdekjet

Kelmendi, Ismailit: Po s`more masa ndaj keqmenaxhimit në QKUK, ti je përgjegjës për vdekjet

Kreu i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili u shpreh se 4 vdekjet e cilësuara si të dyshimta në QKUK nuk kanë ndodhur nga faktori njeri, por nga kompania pa liçencë që ka furnizuar me gaz.

Kelmendi me këtë rast ka thënë se nëse Ismaili nuk merr përgjegjësi për keqmenaxhimin në QKUK, atëherë edhe ai do të marrë përgjegjësi për këto vdekje, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Kelmendit:

Ju thuani se vdekjet dyshohen se kanë ardhur nga gazi që ka furnizuar kompania që nuk ka pasur liçencë.

Po kush ia ka dhënë tenderin asaj kompanie?

A ia ka dhënë faktori njeri, apo qeni apo macja?

Ministër Ismaili, unë e di që nuk je mjek me profesion, por e di që është ma mirë me folë të drejtën se sa me dalë qesharak  para opinionit.

Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK.

Fillimisht duhesh ta shkarkosh drejtorin e QKUK -së Curr Gjocajn, i cili mbanë përgjegjësinë kryesore përshkak të keqmenagjimit.

E di se pak e ke të vështirë, ngase Curr Gjocaj është i emëruar nga njerëzit e PDK-së.

Por, nëse ia don të mirën e qytetarëve dhe shëndetësisë kosovare, duhesh ndëshkuar fajtorin, qoftë edhe nëse është nga partia juaj.

/Indeksonline/

Lexo të tjera