23:26 / E enjte, 21 Shtator 2017

Kërkohet buxhet për viktimat e dhunës seksuale në luftë, ja kur përgjigjet Qeveria

Kërkohet buxhet për viktimat e dhunës seksuale në luftë, ja kur përgjigjet Qeveria

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës bashkë me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, dje kanë kërkuar që të ndahet buxhet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kërkesa i ishte drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, ministrit të Financave, Bedri Hamzës dhe atij të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Të kontaktuar nga “Indeksonline”, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se lidhur me këtë çështje do të japë një përgjigje nesër.

Por, kjo Zyrë nuk ka dhënë detaje nëse tema do të diskutohet në ndonjë takim me ato organizata, apo në konferencë për media.

“Në këto pyetje Zyra e Kryeministrit do të ketë përgjigje nesër!”, është krejt çka thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit dhënë redaksisë së “Indeksonline”. Deri sa, redaksia ka shtruar pyetje nëse do të përgjigjet kryministri pro kësaj kërkese, si dhe çfarë shume e buxhetit do të ndahet.

Ndryshe, në shkresën e organizatave kërkohet që gjatë rishikimit të buxhetit të ndahet buxheti për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, si dhe përcaktimin e shumës së pensionit personal për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë./Indeksonline/

Lexo të tjera