14:39 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Këta janë deputetët që zëvendësojnë ministrat

Këta janë deputetët që zëvendësojnë ministrat

Në mbledhjen e radhës të KQZ-së është miratuar rekomandimi për zëvëndësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinajn. Fadil Beka e zëvendëson Fatmir Limajn,  Enver Hoti në vend të Enver Hoxhajt,  Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishen, ndërsa Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn.

Imet Rrahmani e zëvendëson Behgjet Pacollin dhe Bahrim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin.

Sami Hamiti anëtar në KQZ tha se plotësohen të gjitha konditat ligjore për zëvëndësimin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa për emërimin e deputetëve të rinj është miratuar me shumicë votash./Indeksonline/

Lexo të tjera