07:25 / E enjte, 09 Mars 2017

Kim Jong po përgatitet për një tjetër test raketor

Kim Jong po përgatitet për një tjetër test raketor

Lideri i Koresë së Verit Kim Jong-Un po përgatitet për një tjetër provë raketore pavarësisht lëvizjeve të fundit nga Kina për të ulur tensionet gjithnjë në rritje mes dy Koreve, por jo vetëm.

Pekini ka kërkuar që Koreja e Veriut të pezullojë aktivitetin e saj bërthamor, si dhe të ndalojë provat raketore.

Një zyrtarë i lartë amerikan i Mbrojtjes foli për CBC duke thënë se Koreja e Veriut është duke përgatitur një tjetër test të ri raketor, pavarësisht kritikave ndaj të tilla veprimeve.

Pak ditë më parë, ministri i jashtëm kinez Wang Li tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kurs përplasjeje “kokë më kokë” me Korenë e Veriut dhe asnjëra nga palët nuk duket e gatshme të lëshojë pe.

Ai i tërhoqi vëmendjen Uashingtonit përmes një gjuhe të pazakontë të sinqertë ndaj dislokimit të një sistemi polemizues të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut.

Pekini e kundërshton me forcë sistemin në fjalë, por Li nuk kurseu qortimet as për Penianin, duke thënë se ai duhet ta pezullojë programin e vet të armëve bërthamore.

“Të dyja palët janë si trena në të njëjtin binar që shtojnë shpejtësinë përballë njëri-tjetrit. Pyetja është: A janë këto palë të gatshme për një përplasje ballore", u shpreh Wang Li, ministër i jashtëm i Kinës.

Lexo të tjera