17:35 / E martë, 19 Shtator 2017

Kjo është agjenda e takimit të sotëm mes presidentëve Thaçi dhe Trump

Kjo është agjenda e takimit të sotëm mes presidentëve Thaçi dhe Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zonja e parë do të takojnë sonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe Melana Trump, rreth orës 19:00 të kohës lokale amerikane. 

Ky takim bëhet në kuadër të pritjes së përvjetshme që organizon presidenti amerikan.

 Indeksonline mëson se takimi mes Presidentit Thaçi dhe Presidentit Trump do të përmbajë një prezantim të shkurtër ku pos shtrengimit te duarve do të ketë edhe një foto zyrtare nga Shtëpia e Bardhë. 

Presidenti Thaçi në këtë takim të shkurtër por mjaft me rendësi për Kosovën, do të ketë rastin qe Presidentit amerikan ti përqoj mesazhin falënderues si dhe ta rikonformoj mbështetjen e administratës amerikane për Kosovën. 

Kjo pritje gjithashtu zhvillohet ne kuadër te punimeve te asamblesë së pergjithshme të OKB-së që mbahet cdo shtator. /Indeksonline/

Lexo të tjera