09:23 / E mërkurë, 26 Korrik 2017

Kjo është vjetërsia e veturave që hyjnë në Kosovë nga perëndimi

Kjo është vjetërsia e veturave që hyjnë në Kosovë nga perëndimi

Kosova thuajse është bërë kantinë e veturave të vjetra. Importimi i veturave të vjetra nuk duket se do të vazhdoj edhe gjatë. Me vendimin e ri, nga janari  i 2018-tës nuk do të lejohet doganimi i veturave më të vjetra se 10 vjet.

Veturat e vjetra tani më nuk do të kenë mundësinë të gjejnë rrugë për Kosovë. Deri më tani, Kosova ka qenë importuese e tyre. Kështu tregonin edhe hulumtimet e shumta të nxjerra, shkruan Indeksonline.

Në një hulumtim të sajin GAP pati bërë një matje të vjetërsisë së veturave të regjistruara në Kosovë nga vitet 2010-15.

Sipas këtij hulumtimi mesatarja e vjetërsisë së veturave është 18 vite, që i bie 10 vite më shumë se mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda Bashkimit Evropian.

GAP kishte gjetur se rritjes së mesatares së vjetërsisë së veturave i kishte kontribuar vendimi i Qeverisë në vitin 2011 për lejimin e importit të veturave të përdorura deri në 13 vite nga 8 sa kishte qenë më herët.

Ndryshe në vitin 2015, vjetërsia mesatare e veturave të regjistruara ka qenë 17.9 vite. Importi i këtyre veturave të vjetra po del të jetë ndotësi kryesor i ajrit në Kosovë.

Shifrat e ndotjes që GAP sjell në studimin e saj, janë alarmante..

‘’ Djegia e një kilogrami benzinë jep 2.9 kilogram CO₂, kurse e njëjta sasi e dizelit jep 3.1 kg CO₂. Kosova importon rreth 500 milionë litra karburante në vit, rrjedhimisht djegia e karburanteve prodhojnë rreth 1.5 milion ton CO₂ në vit. Me futjen e veturave të vjetra pa dyshim që niveli i ndotjes do të rritet edhe më shumë’’

Gjermania del të jetë vendi kryesor i origjinës prej nga importohen këto vetura. Pas saj Franca, Italia, Spanja, Japonia e kështu me rradhë..

Mbetet të shihet nëse vendimi i ri do të ndaloj importin e veturave më të vjetra se 10 vite. ./Indeksonline/

 

 

Lexo të tjera