11:31 / E diel, 24 Shtator 2017

Klasat e mbi ngarkuara, sfidë për mësimdhënësit

Klasat e mbi ngarkuara, sfidë për mësimdhënësit

Numri i madh i nxënësve në paralele në shumë shkolla të Kosovës, është problem i cili po ndikon në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ata që po përballen më së shumti me këtë problem janë nxënësit me nevoja të veçanta, por edhe mësimdhënësit të cilët e kanë shumë të vështirë të punojnë në klasë me numër të madh nxënësish që sillet nga 38 deri në 40.

Menaxheri i projekteve për kodin gjithëpërfshirës të fëmijëve me nevoja të veçanta, Behxhet Binaku i tha Radio Kosovës se në procesin mësimorë, fëmijët me nevoja të veçanta po përballen më shumë vështirësi. Sipas tij, numri i madh i nxënësve nëpër klasa, po e pamundëson punën sipas planit individual, ndërsa shumica e mësimdhënësve nuk janë të trajnuar për të punuar me këta fëmijë.

“Një nga problemet është numri i madh i nxënësve nëpër klasat ku ata mësojnë. Shkollat në përgjithësi, numri i nxënësve në një klasë është 35 deri në 36. Është shumë sfiduese për mësuesin të punoj. Në bazë të takimit të përditshëm që kemi me mësues me drejtor të shkollave ka problem së shumica e mësuesve nuk kanë aftësi të mjaftueshme, nuk janë të trajnuar të punojnë me planin individual”, deklaroi Binaku.  

Me këtë problem përballet edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë. Hatmane Demiri-drejtoreshë tha se është e pamundur të plotësohen nevojat e këtyre fëmijëve vetëm nga një mësuese mbështetëse.

“Tridhjetë e tetë nxënës i kemi me nevoja të veçanta. Një mësuese mbështetëse e kemi, ajo nuk mundet me i plotësua të gjitha nevojat dhe kërkesat që i kanë nxënësit dhe prindërit, nuk kemi mundësi për shkak të kërkesave të mëdha me i arrit të gjitha ato. Të disa klasë që ka një nxënës me nevoja të veçanta, zakonisht ka pesë ose gjashtë nxënës me pak. Por,  jo të të gjithë, nuk ka mundësi”, Demiri.  

Shoqata për përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, shumë herë i është drejtuar Ministrisë së Arsimit për përfshirjen sa më të madhe të nxënësve nëpër institucionet edukativo arsimore.

Lexo të tjera