15:39 / E premte, 13 Tetor 2017

KMDLNJ dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

KMDLNJ dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

KMDLNJ ka reaguar ndaj sulmit fizik të gazetarit të Isajderit, Vehbi Kajtazit dhe kërkon hetime të shpejta dhe sjelljen sa më të shpejtë para organeve të drejtësisë të dhunuesve të fjalës së lirë dhe atyre që sulmojnë gazetarët.

“Nuk është hera e parë që kërcënohet, por dhe sulmohet gazetari Kajtazi në ndërkohë që sulmuesit mbetën të pazbuluar e që i inkurajojnë mbase të njëjtit sulmues të vazhdojnë me kërcënime dhe sulme ngase, të pazbuluar po mbesin edhe të padënuar”, thuhet në reagim.

KMDLNJ kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet as motivi e as autori i mundshëm i këtij sulmi dhe sulmeve tjera të ngjashme, por në të njëjtën kohë shpreh shqetësim të thellë që sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë shpeshtuar kohëve të fundit kur sulmuesit mbesin të pazbuluar.

Lexo të tjera