19:38 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Koci i bindur se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë për Haradinajn

Koci i bindur se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë për Haradinajn

Nuk është hera e parë që Serbia tenton t'i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale, ka shkruar avokati Arianit Koci, në profilin e tij në facebook, për rastin e Ramush Haradinajt.

Ai përmes kij postimi ka thënë se kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze.

Postimi i tij i plotë:

“Nuk është hera e parë që Serbia tenton t'i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale.

Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nēpērmjet kinse zgjërimit të hetimit kundër z. Haradinaj. Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze.

Në një rast të ngjashēm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë sē Bashkuar, me gjyqtarin Tim Ëorkman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kērkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar.

Besojmë fuqishëm se edhe kësaj rradhe, do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!”, ka shkruar Koci

Lexo të tjera