14:36 / E diel, 13 Gusht 2017

Koci: Të kërkohet drejtësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionaliteti

Koci: Të kërkohet drejtësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionaliteti

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se duhet kërkuar drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë.

Ai në 14 vjetorin e vrasjes së dy serbëve në Gorazhdec të Pejës, ka shkruar në Facebook se është obligim shtetëror të kërkohet drejtësi dhe vrasësit të sillen para drejtësisë.

Ja postimi i plotë:

Duhet të kerkojmë drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës

Para 14 viteve, dy qytetarë të Kosovës, Pantelije Dakiq, 12 vjeçar dhe Ivan Jovoviq, 19 vjeçar, u vranë në mënyrë tinëzare nga dora kriminale, gjersa ishin duke u larë në Lumbardh, në fshatin Gorazhdec të Pejës.

Është obligim dhe interes shtetëror, që të kërkojmë drejtësi për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre. Vrasësit e tyre duhet të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë.

Mos të harrojmë, insistimi i ynë për zbulimin e vrasjës së çdo qytetari kosovar, e forcon shtetin tonë, dhe në të njejtën kohë hap rrugë që të gjitha krimet e kryera nga pushteti gjenocidal milloshevoqian, të zbulohen dhe të ndëshkohen.

Kjo thirrje për drejtësi në Gorazhdec përfshinë nevojën e zbardhjes së çdo krimi që ka ndodhur para, gjatë dhe pasluftës.

Vetēm nëse kërkomë drejtësi për të gjithë, i respektojmë ashtu siç e meritojnë herojntë tanë të luftēs: Adem e Hamëz Jasharin, vēllëzërit Haradinaj, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin dhe shumë të tjerë. /Indeksonline/

Lexo të tjera