17:00 / E hënë, 17 Korrik 2017

Kolonë e madhe në Muçibabë

Kolonë e madhe në Muçibabë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Muçibabë kolona e automjeteve është deri në 600 metra në hyrje ku qytetarëve u duhet të presin deri në 40 minuta për të hyrë në Republikën e Kosovës.

E dukshëm më mirë situata sot paraqitet në Merdarë ku rreth orës 16:00 kolona e automjeteve ka qenë jo më e gjatë se 70 metra dhe se pritjet ishin prej 15 deri në 20 minuta në hyrje.

Kurse në Pikën tjetër Kufitare në atë të Vermicës kolona e automjeteve sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është 30 metra, por se në kë pikë janë në funksion katër korsi kalimi.

Me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe me nisjen e sezones turistike pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat dhe së gjatë Korrikut dhe Gushtit krijohen kolona më kilometra të gjata.

Ndryshe kufirin e Republikës së Kosovës, vetëm vitin që lamë pas e kanë kaluar 16,306,50 persona ku në krahasim me vitin e kaluar thuhet të ketë pasur rritje.

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të autoriteteve të MIK-ut, kufijtë e Republikës së Kosovës i kanë kaluar: 16,306,050 persona, që krahasuar me vitin e kaluar tregon rritje për 7.98%; 4,421,870 vetura, që tregon rritje për 8.69% krahasuar me vitin e kaluar; 427,232 kamionë, që krahasuar me vitin e kaluar tregon rënie për 5.59%; 160,282 autobusë, që tregon rritje për 1.59%, si dhe 1917 trena, që krahasuar me vitin e kaluar gjithashtu tregon rënie për 8%’’, bëhet e ditur në raportin e punës së PK-së./Indeksonline/

Lexo të tjera