17:58 / E diel, 13 Gusht 2017

Kritikohet Trump pas reagimit të tij ndaj tubimit të supremacistëve

Kritikohet Trump pas reagimit të tij ndaj tubimit të supremacistëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po përballet me kritika ndaj përgjigjies së tij karshi dhunës në tubimin e supremacistëve të bardhë.

Një grua u vra dhe 19 të tjerë u lënduan kur një veturë çau mes turmës së kundër-protestuesve në Charlottesville, Virginia.

Trump dënoi dhunën nga “disa anë”, por ndaloi shkurt në të dënuarit në mënyrë eksplicite të së djathtës ekstreme, shkruan BBC,.

Shtëpia e Bardhë e ka qartësuar në një deklaratë që dënimi i tij përfshin edhe supremacistët e bardhë.

“Presidenti e tha shumë fuqishëm në deklaratën e tij dje që i dënon të gjitha format e dhunës, urrejtjes dhe fanatizmit. Sigurisht kjo përfshin supremacistët e bardhë, KKK-në, neo-nacistët dhe të gjitha grupet ekstreme”, tha një zëdëhëns të dielën.

Lexo të tjera