07:18 / E premte, 13 Tetor 2017

Kryemadhi: Çdo ministër i Ramës përfaqëson një klan mafioz (Video)

Kryemadhi: Çdo ministër i Ramës përfaqëson një klan mafioz (Video)

Klanet mafioze janë të shtrira në qeverinë shqiptare dhe çdo ministër i qeverisë Rama përfaqëson një klan mafioz dhe çdo zv/ministër në çdo ministri përfaqëson një klan të tillë.

Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë prononcimit në emisionin “Opinion”.

Ndër të tjera Kryemadhi shtoi se të gjitha ministritë janë me nga katër ministra dhe secili prej tyre është përfaqësues i një klani mafioz.

Më herët gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se LSI i pranon gabimet e saj që ka bërë gjatë qeverisjes me Edi Ramën, pasi nëse kjo forcë politike nuk do t’i kishte bërë këto gabime, sot, Edi Rama nuk do ishte kryeministër.  

Lexo të tjera