17:09 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Kryeministri Haradinaj pranon urim nga ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani

Kryeministri Haradinaj pranon urim nga ish-presidenti i Shqipërisë,  Rexhep Meidani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë mesazh urimi nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Rexhep Meidani.

 Në mesazhin e urimit thuhet:

 I nderuar z.Haradinaj,

 Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Kosovës. Uroj që kjo detyrë kaq e rëndësishme si kreu i qeverisë të shërbejë më së miri në normalizimin e krizës politike, në stabilitetin  në vend e rajon si dhe në forcimin e perspektives europiane. Ju uroj punë të mbarë!

Lexo të tjera