16:48 / E diel, 13 Gusht 2017

Ky është kandidati i partisë FJALA për komunë të Prishtinës (Foto)

Ky është kandidati i partisë FJALA për komunë të Prishtinës (Foto)

Partia FJALA në prag të zgjedhjeve lokale në vend ka zgjedhur edhe kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Përmes një statusi në Facebook, i pari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi ka bërë të ditur se kandidati është Avni Çakmaku, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Kelmendi ka theksuar se Çakmaku është magjistër i shkencave të sociologjisë.

Ky është postimi i plotë:

Mr.sci.Avni Çakmaku - kandidat për Kryetar të Prishtinës

FJALA ka emëruar Avni Çakmakun kandidat për Kryetar të Prishtinës. Avni Çakmaku është magjistër i shkencave të sociologjisë. Avni Çakmaku njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Prishtinës.

Partia FJALA, Prishtinë, 13.08.2017

 

Lexo të tjera