16:34 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ky është reagimi i deputetit Krasniqi për foshnjen që vdiq nga fruthi

Ky është reagimi i deputetit Krasniqi për foshnjen që vdiq nga fruthi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi u ka dalë në mbrojtje komunitetit rom, për shkak të vdekjes së djeshme të një foshje nga fruthi.

Krasniqi është shprehur se fruthi është një sëmundje e parandalueshme, por që diskriminimi ndaj komunitetit rom, ka bërë që deri më tani të jenë 100 persona të këtij komuniteti të prekur me fruth, përcjellë Indeksonline.

Ky është reagimi i tij:

Qytetarë nga komuniteti rom po vdesin nga fruthi! Pra merreni me mend: në vitin 2017 në Republikën tonë, njerëzit vdesin nga një sëmundje lehtësisht e parandalueshme dhe e kontrollueshme. Edhe së paku 100 qytetarë të komunitetit rom janë duke u përballur me këtë epidemi dhe janë në rrezik.

Pak ka qytetarë të Kosovës që jetojnë në kushte më të rënda se sa komuniteti rom. Indiferenca e vazhdueshme e shtetit ndaj këtij komuniteti flet për qasjen diskriminuese të partive të djathta që kanë qeverisur me Kosovën tash e 17 vite.

Nuk mund të flasim asnjëherë për mirëqenie e zhvillim, sa të kemi qytetarë që jetojnë në kushte të tilla dhe që diskriminohen për shkak të përkatësisë etnike.

/Indeksonline/

Lexo të tjera