18:44 / E premte, 19 Maj 2017

Latif Gashi tregon arsyet e mos-kandidimit për deputetë të PDK-së

Latif Gashi tregon arsyet e mos-kandidimit për deputetë të PDK-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi i kontaktuar nga Indeksonline ka deklaruar se nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK-së.

Gashi ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidatë për deputetë në këtë mandat dhe se do ta respektojë afatin kushtetues.

“Do të respektoj afatin kushtetues, tri vite pas një aktvendimi të formës së prerë që do të thotë deri në nëntor të vitit 2018”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu Gashi ka shtuar se do të angazhohet maksimalisht në strukturat e PDK-së, duke ftuar të gjithë qytetarët e vendit të votojnë PDK-në dhe kandidatët e saj./Indeksonline/

Lexo të tjera