22:30 / E hënë, 20 Mars 2017

"Ligji për ushtrinë e Kosovës, do ta dërgoj vendin për herë të dytë në zgjedhje"

"Ligji për ushtrinë e Kosovës, do ta dërgoj vendin për herë të dytë në zgjedhje"

Ligji për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës ka të ngjarë që për herë të dytë të bëhet shkaku për zgjedhje të parakohshme nacionale, ka thënë për Indeksonline analisti i çështjeve politike në vend Behlul Beqaj.

Ai ka theksuar se pozicionimet aktuale të LDK-së, se nuk do të procedojnë Ligjin për transformimin e FSK-së, në Ushtri pa pëlqimin e SHBA dhe BE, japin sinjal të  qartë se mund të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

“Kjo ngase imazhi i dobësuar seriozisht pas mashtrimit skandaloz që ia bëri anëtarësisë Isa Mustafa duke shndërruar premtimin më të rëndësishëm para elektoral se ” kurrë nuk do të  bëjë aleancë me PDK-në”, në mashtrim më të madhin pas elektoral duke ju bashkuar PDK-së”, ka thënë ai.

Beqaj ka theksuar se kjo situatë do të ndryshoj në favor të LDK-së, meqë pozicionimi kushtetues, pro-amerikan dhe NATO do të vlerësohet më shumë se sa shndërrimi shkel e shko, në letër i FSK-së në Ushtri nga ana e elektoratit i vetëdijshëm poltik.

“Ndërsa PDK-ja duke nisur nga fakti se Presidenti ka dal nga kjo parti mund të fitoj epitetin antiamerikan dhe anti NATO. Pra LDK-ja, hendikepin e mëparshëm mund të shndërroj në përparësi, ndërsa PDK-ja përparësinë e dikurshme mund të shndërroj në hendikep elektoral, prandaj mund të jep shkasë LDK-së, për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Beqaj. /Indeksonline/

Lexo të tjera