20:24 / E hënë, 20 Mars 2017

Limaj: Thaçi po e përdor Ushtrinë për të përmirësuar imazhin e tij të rrënuar

Limaj: Thaçi po e përdor Ushtrinë për të përmirësuar imazhin e tij të rrënuar

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka komentuar nismën e presidentit Thaçi për transformimin e FSK-së me ligj të thjeshtë.

Limaj thotë se transformimi i FSK-së në formën e propozuar ka mundur të bëhet pesë vite më parë.

I pari i Nismës thotë se asgjë nuk e ka penguar Thaçin kur ishte kryeministër të ndërmarr një iniciative të tillë.

Krejt kjo për Limajn ka një përgjigje.

“Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Statusi i plotë i Limajt:

Së paku që pesë vite ka qenë e mundur që FSK-ja të transformohet në ushtri në këtë mënyrë siq është propozuar tani.

Pse nuk e ka bërë këtë ish-kryeministri kur ka qenë në detyrën e tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ky ka qenë kryeminister, edhe tani të njëjtat pengesa janë.

Atëherë pse gjithë këtë zhurmë dhe propagandë, e lloj lloj argumente që sot po i bën ish-kryeministri, pse nuk i bënte këto kur e kishte për detyrë?

Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjën në popull.

Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar.

Thënë thjesht, me një fjalë, daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah e kanë veç një qëllim: MASHTRIMIN !

F. L

 

 

Lexo të tjera