19:58 / E premte, 17 Shkurt 2017

Lulzim Basha merr mbështetje nga SHBA për protestën e nesërme (Foto)

Lulzim Basha merr mbështetje nga SHBA për protestën e nesërme (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për protestën e nesërme të opozitës

Kreut të opozitës i është dërguar një letër nga kongresmeni Dana Rohrabacher, kryetar i komisionit të punëve të jashtme për Europën.

“I dashur Lulzim,
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.

Përzemërsisht,
Dana Rohrabacher”, thuhet në letrën e kongresmenit amerikan dërguar kryetarit të PD Lulzim Basha.

Kryedemokrati e ka bërë publike në Facebook letrën që ka marrë një ditë para protestës kundër Qeverisë Rama.

Lexo të tjera