18:06 / E premte, 21 Prill 2017

Makina del nga rruga, lëndohen rëndë motër e vëlla

Makina del nga rruga, lëndohen rëndë motër e vëlla

(Foto ilustrim)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Makina ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit J.D, 20 – vjeç dhe motra e tij, S.D 23 vjeçe. Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital, por gjendja e tyre është e rënduar.

Njoftimi i policise

Një automjet tip benz, me drejtues J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit S.D, 23 vjeçe. Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, S.D, është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës. policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit

Lexo të tjera