15:51 / E hënë, 17 Korrik 2017

Mbahet tryezë diskutimi mbi funksionimin e institucioneve për hetime të korrupsionit të nivelit të lartë

Mbahet tryezë diskutimi mbi funksionimin e institucioneve për hetime të korrupsionit të nivelit të lartë

Departamenti për Siguri dhe Rend Publik i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë, në kuadër të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve të Agjencive të Kosovës dhe të Prokurorisë Speciale për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë” nga data 12 korrik deri më 14 korrik 2017, organizuan tryezën mbi aspektet ligjore në hetimin e korrupsionin e nivelit të lartë.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme si: Policia e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare, Agjencia kundër Korrupsionit, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Inspektorati Policor i Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse të kësaj tryeze diskutuan mbi funksionimin e këtyre institucioneve, legjislacionin aktual, mangësitë, sfidat si dhe rekomandimet konkrete lidhur me përmirësimin e legjislacionit aktual në funksion të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Kjo tryezë u organizua si pjesë e projektit njëvjeçar i cili organizohet nga OSBE-ja dhe financohet nga qeveria gjermane përmes Ambasadës Gjermane në Prishtinë.


Lexo të tjera