17:18 / E enjte, 12 Tetor 2017

Mbërrin në Kosovë materiali i flet-votimeve (Foto)

Mbërrin në Kosovë materiali i flet-votimeve (Foto)

Në orët e pasdites së sotme kanë arritur në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 22 tetor.

Materiali votues është nisur nga Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria e më pas rreth orës 14:00 në Republikën e Kosovës.

Indeksonline posedon disa fotografi të maunave të parkuar në Depon Qendrore të KQZ-së në Fushë Kosovë.

Ndërsa materiali në fjalë do të ruhen 24 orë nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, respektivisht nga policiet e rendit që do të sigurojnë që mos të preken këto flet-votime.  /Indeksonline/Alban Muhaxheri/

Lexo të tjera