09:18 / E premte, 13 Tetor 2017

Mblidhet sërish Kuvendi, ja çfarë do diskutohet

Mblidhet sërish Kuvendi, ja çfarë do diskutohet

Seanca parlamentare është mbledhur sërish sot në orën 08:30 pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi pezulloi një ditë më parë punimet.

Shkak i pezullimit u bë deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili nuk pranoi të largohej nga salla pas vendimit për përjashtim.

Debati në seancën e ditës së djeshme mes mazhorancës dhe opozitës nisi për procedurë, pasi kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën Flamur Nokës. Ky i fundit kërkoi të fliste për procedurë për t’i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ti tërhiqte vëmendje kryeministrit Edi Rama, që sipas deputetëve të PD-së fyeu ish-kryeministrin Berisha.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme u mblodh edhe Byroja e Kuvendit, e cila me 5 vota pro dhe 3 kundër vendosi të përjashtojë nga punimet e Kuvendit deputetin demokrat Flamur Noka.

Për kërkesën tjetër të bërë nga deputetet e opozitës për përjashtimin e kryeministrit Rama, Ruçi tha se nuk e merr në konsideratë.

Në rend të ditës është pr/vendimi për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore.

Lexo të tjera