13:30 / E enjte, 12 Tetor 2017

Mbretëria e Bashkuar nis hetim për furnizuesin më të madh të pulave, ja arsyeja

Mbretëria e Bashkuar nis hetim për furnizuesin më të madh të pulave, ja arsyeja

Një hetim parlamentar është nisur mbi furnizuesin më të madh të Britanisë së Madhe për pula nëpër supermarkete, pasi u konstatua se kishte shkelur rregulla të rëndësishme të sigurisë dhe higjienë.

Komiteti Përzgjedhës i Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale konfirmoi se do të bëhet një hetim, transmeton Indeksonline.

Rajnit Singh Boparan, do të jap dëshmi së bashku me Agjencinë e Standardëve Ushqimore, Këshillin Britanik të Shpendëve dhe Standardet e Siguruara të Ushqimit.

Gazetarët hulumtues të “The Guardian” dhe “ITV” zbuluan një sërë shkeljesh të mundshme të sigurisë në faqen e kompanisë “West Bromwich”.

Ata thuhet se gjetën punëtorë që ndryshonin datën e skadimit dhe kodet burimore mbi pulat, në mënyrë që të mund t’i linin më gjatë nëpër raftet e tyre./Indeksonline/

Lexo të tjera