09:52 / E enjte, 12 Janar 2017

Mediat serbe: Pacolli do të paguaj për lirimin e Haradinajt

Mediat serbe: Pacolli do të paguaj për lirimin e Haradinajt

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur interesim që të paguaj për lirimin me kusht të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u arrestua të mërkurën e kaluar nga autoritetet franceze.

Kështu të paktën raportojnë mediat serbe gjatë ditës së sotme. 

Gazeta “Blic” sipas burimeve të saj ka thënë se biznesmeni kosovar i cili njihet si njeriu më i pasur në Kosovë, nuk ka kursyer paratë e tij për të ndihmuar në lirimin e Haradinajt, transmeton Indeksonline.

Sipas kësaj gazete, Pacolli ka paguar edhe grupe të cilat po lobojnë për lirimin e Haradinajt, duke nisur edhe një fushatë mediale në favor të tij.

Arrestimi i Haradinajt, si duket e ka mërzitur shumë Pacollin,  i cili dy ditë pas arrestimit kërkoi një protestë paqësore në mbështetje të Haradinajt. /Indeksonline/

Lexo të tjera