14:32 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Merkel uron Haradinajn, ia kujton detyrat që ka para vetes

Merkel uron Haradinajn, ia kujton detyrat që ka para vetes

Angela Merkel, kancelaria gjermane, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, për pozitën e re, atë të shefit të ekzekutivit.

Në urimin e të parës së Gjermanisë, i c ili është publikuar në uebfaqen e Merkelit, thuhet se Haradinaj dhe qeveria e tij para vetes kanë detyra të rëndësishme dhe mjaft të vështira.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me shtetin e Serbisë, demarkacioni me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje të madhe”, thuhet në urimin e Merkelit.

“Këto janë hapa kyç drejtë forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeverisa federale do të vazhdojë që t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses në mandatin tuaj të dytë”, përfundon urimi i i shtetit gjerman./Indeksonline/


Lexo të tjera