21:16 / E enjte, 12 Tetor 2017

Meta: Krijimi i Gjykatës Speciale i tepërt (Video)

Meta: Krijimi i Gjykatës Speciale i tepërt (Video)

Presidenti i shtetit shqiptar,Ilir Meta në një intervistë dhënë Radio televizionit të Kosovës, ka folur rreth  krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, e cila synon të hetojë krimet e pretenduara se janë kryer  gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Ai tha se krijimi i Speciales është i tepërt për faktin  se Gjykata e Hagës kishe  hapur disa procese ku është vërtetuar pafajësia e drejtueseve dhe përfaqësuesve të luftës së UÇK-së.

“ Nuk do të doja të bëhesha pjesë e debateve dhe polemikave që kanë ndodhur ditëve të fundit  për Gjykatën Speciale. E di se institucionet  e Kosovës kanë marrë disa obligime. Kemi vlerësuar se krijimi i një Gjykatës Speciale është e tepërt duke qenë se Gjykata e Hagës ka hapur shumë procese ndaj drejtuese apo përfaqësuesve të luftës së UÇK-së. Megjithatë,  institucionet e Kosovës kanë marrë disa obligime për të sqaruar të gjitha ato pretendime jo të rëndësishme dhe jo të drejta. Por,  besoj se Kosova do t’i kryejë ato obligime”, ka thënë i pari i shtetit shqiptarë Ilir Meta.


Temat:
Lexo të tjera