13:13 / E premte, 21 Prill 2017

MI financon projektet infrastrukturore në Partesh në vlerë 50 mijë euro

MI financon projektet infrastrukturore në Partesh në vlerë 50 mijë euro

Sot, u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Parteshit për financimin e realizimit të projekteve rrugore.

 Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së parteshit, Dragan Nikolić, parashihet rregullimi i rrugëve dhe urave në Partesh – Pasjan, në vlerë prej 50,000 eurosh.

 Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e projekteve.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve dhe të caktojë një zyrtar mbikëqyrës lidhur me projektet, ndërsa Komuna e Parteshit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. 

Lexo të tjera