20:52 / E diel, 01 Tetor 2017

Mijëra manifestues kundër autoritarizmit të Pekinit

Mijëra manifestues kundër autoritarizmit të Pekinit

Mijëra persona manifestuan sot në Hong Kong duke përfituar nga festa kombëtare kineze për të kritikuar ndërhyrjet në rritje të Pekinit dhe rënien e lirive në këtë ish-koloni britanike.

Ky manifestim, i quajtur “Manifestim kundër autoritarizmit” dhe që mblodhi rreth 5 000 persona sipas reporterëve në terren, vjen pak javë pas burgimit të tre liderëve të rinj të “Lëvizjes së çadrave”, një mobilizim i gjerë prodemokracisë në vjeshtën e vitit 2014.“Autoritarizimi është tashmë një realitet në Hong Kong”, tha me keqardhje para manifestuesve Benny Tai, bashkëthemelues i lëvizjes “Occupy Central” që kishte kontribuar në ngritjen e turmave në vitin 2014.

“Ne manifestojmë sot sepse ne shpresojmë që më shumë banorë të shohin natyrën reale të qeverisë”, shtoi ky profesor i drejtësisë.Shënjestrat kryesore të manifestuesve sot ishin kreu i ekzekutivit të Hong Kongut, Carrie Lam, ministri i Drejtësisë, Rimsky Yuen apo presidenti kinez, Xi Jinping.

Temat:
Lexo të tjera