16:00 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Zeka: Kryeministri duhet të merret me shëndetësinë, shkollat dhe të moshuarit

Zeka: Kryeministri duhet të merret me shëndetësinë, shkollat dhe të moshuarit

Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka thotë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk duhet të merret me Demarkacionin, Asociacionin e Komunave Serbe dhe me formimin e Ushtrisë. Ai konsideron se më e rëndësishme është gjendja e pacientëve në QKU, shkollimi i fëmijëve, gjendja e të moshuarve etj.

“Keto temat e 'medha', plus Bashkimin Kombetar, lenjave opozites, se ne te kaluaren fet e kane pas ba...!!!”-shkruan Zeka në facebook.

Ky është statusi i tij i plotë:  

Mendoje qe tri temave duhet me ju ike Kryeministri, sepse jane tema vetem per VV

1. Demarkacioni

2. Asociacioni i komunave serbe

3. Formimi i Ushtrise te Kosoves

Ka shume tema jetesore me te cilat duhet me u marre Kryeministri dhe Qeveria. Per mu ashte problem qe pacientete po na vdesin neper spitale pa fasha, e pa xhilpera. Per mu ashte problem qe nexenesit po shkojne ne shkolle me dy nderrime, e njemije probleme tjera te arsimit. Per mu ashte problem ceshtja e cerfheve per femije. Per mu eshte problem gjendja e te moshuareve. Per mu ashte problem kriminalizimi i Parlamentit, Gjykatave, dhe Prokurorise. Per mu ashte problem ndotja e ambientit, e degradimi total i qyteteve e fshatrave, me ndertime pa asnje kriter, duke shkaterruar token pjellore te femijeve tane.

Keto temat e "medha", plus Bashkimin Kombetar, lenjave opozites, se ne te kaluaren fet e kane pas ba...!!!


Lexo të tjera