13:46 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ministri Berisha: Nga Haradinaj morëm shumë obligime dhe shumë detyra

Ministri Berisha: Nga Haradinaj morëm shumë obligime dhe shumë detyra

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës ku është pritur nga ministri Rrustem Berisha.

Ministri, Rrustem Berisha ka thënë se ka njoftuar Haradinajn me të arriturat, aktivitetet, proceset që kanë kaluar dhe procesin e transformimit të FSK-së.

“Morëm shumë obligime dhe shumë detyra, por bashkërisht me stafin e FSK-në do t’i realizojmë”, ka thënë Berisha.

“Bëmë një prezantim ku kemi qenë dhe ku jemi si dhe për sfidat që na presin në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Lexo të tjera