22:22 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ministri i Jashtëm austriak-Serbisë: Krahasimi i Kosovës me Kataluninë, i pavlerë

Ministri i Jashtëm austriak-Serbisë: Krahasimi i Kosovës me Kataluninë, i pavlerë

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Kataluninë është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz.

Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë, transmeton Indeksonline.

Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE.

“Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Kataluni me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz./Indeksonline/

Lexo të tjera