22:55 / E mërkurë, 20 Shtator 2017

Morina nuk pendohet për fyerjen raciste: “Kujt t’i qohet me rrëzu qeverinë”

Morina nuk pendohet për fyerjen raciste: “Kujt t’i qohet me rrëzu qeverinë”

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina pasi ka ofenduar komunitetin egjiptian duke i quajtur “gabel”, Morina ka thënë se nuk e konsideron fyerje.

Morina në një përgjigje të dërguar të shkurt me shkrim për Insajderin thotë se komentet e tij janë keqkuptuar. Ai thotë se nuk e ka ofenduar komunitetin egjiptian por shtetin, që sipas tij “kemi ra në pozitë me na rrëzua qeveritë kujt t’i qohet”.

“Është keqkuptuar se unë se kom shajt komunitetin po shtetin që duam mu bë gaz e far pozite kemi ra me na rrëzu qeveritë kujt t’i qohet”, ka shkruar Morina.

Në një artikull të publikuar në media me titull “Kërcënohet Haradinaj: Egjiptianët mund ta votojnë rrëzimin e Qeverisë”, Morina ka komentuar “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram…”

Ndërkaq në pyetjen që i u bë atij se “A ka komunitet gabel?” ai është përgjigjur se “jo është mixi i tyre, si mielli i gabelices a bo parlamenti, dmth nuk përjashtohen as shqiptar”.

Në lidhje ofendimet që Morina kishte bërë gjatë ditës ka reaguar edhe deputeti nga ky komunitet.

“Me këtë rast e dënoj ashpër ofendimin dhe gjuhën e ulët të përdorur nga z.Morina  i cili në reagimin tim ndaj qëndrimeve të mija politike dhe  publike se unë pas një vlerësimi prej 3-6 muaj të punës së Qeverisë të sapo formuar në rast së Qeveria Haradinaj nuk ndërmerr asnjë veprim ndaj ndryshimit të gjendjes së komunitetit tim Egjiptian unë do të detyrohem të mos vazhdoj të mbështes këtë qeveri e cila nuk e mbështet komunitetin tim Egjiptian dhe mendoj se është e logjikshme sepse  unë në Kuvendin e Kosovës jam për të i mbrojtur interesat e komunitetit tim Egjiptian në radhë të parë”, thuhej në reagimin e Berishës./Insajderi/

Lexo të tjera