16:10 / E premte, 21 Prill 2017

Moti gjatë vikendit

Moti gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, ku vranësirat ditën e diell vende –vende do të shoqërohen me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa në viset malore  minimalet parashihet  të ulen deri -4 gradë Celsius., ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatën e Institutit.

Temat:
Lexo të tjera