07:24 / E mërkurë, 20 Shtator 2017

Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Në orët e para të ditës Jugu dominohet nga vranësira dhe intervale kthjellimesh ndërsa vranësira më të dendura dhe shira të dobët do të ketë në Veri dhe Qendër.

Pasditja mbetet me vranësira dhe shira të herë pas hershëm në zonat veriore por fuqizohen vranësirat në Qendër dhe Jug të vendit ku priten edhe rrebeshe afatshkurtra.

Orët e natës deri mëngjesin pasardhës, vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por një rënie me 3- 4°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor, për pasojë, në brigjet detare do gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

TË NGJASHME

Lexo të tjera