14:56 / E premte, 13 Tetor 2017

Moti për vikend

Moti për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vikend do të mbaj mot me temperatura deri në 22 gradë.

“Vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të  ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK. /Indeksonline/

 

 

Temat:
Lexo të tjera