08:13 / E premte, 13 Tetor 2017

Moti sot dhe në vikend

Moti sot dhe në vikend

Ditëve të ardhshme mot i mirë, kryesisht me diell. Temperaturat minimale ditëve në vijim do të sillen nga 4C deri në 6C, e ato maksimale nga 19C deri në 22.

Fusha të presionit të lartë mbi Evropën jugore, ditëve në vijim do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajonin tonë por edhe mbi Evropën qendrore, duke krijuar kushte për mot të mirë me kthjellime, ndërsa masat e ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të temperaturave pak mbi vlera mesatare.

Deri në fundjavë do të mbajë mot i mirë kryesisht me diell. Të premten dhe shtunën, një front i ftohtë që do të kaloj në lindje të rajonit, mund të sjellë vranësira më të shtuara, por pa të reshura.

Sipas tendencave të fundit, edhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell, derisa temperaturat do të rriten tutje mbi vlera mesatare, sipas Prishtina Weather.

Lexo të tjera