22:33 / E hënë, 20 Mars 2017

Mushkolaj: Ka pasur marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së mos me u përmend vrasjet

Mushkolaj: Ka pasur marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së mos me u përmend vrasjet

Gazetari Imer Mushkolaj i ka quajtur si hipokrite deklaratat e LDK’s për zbardhjen e vrasjeve të zyrtareve të LDK’së

Kjo, sipas tij, për shkak se, LDK ka qene në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë në këte drejtim, perveç deklaratave, të cilat i bënë në kohe zgjedhjesh.

“LDK, edhe pse e ka kryeministrin, prape rrinë anash”, ka thane Mushkolaj ne Rrokum Roll.

Mushkolaj ka thane se është një grup brenda LDK’s qe janë në gjendje me bërë gjithçka për me qene në pushtet.

Gazetari Mushkolaj duke folur për koalicionin qeverisës ka thane se, ky koalicion nuk ka arsye me vazhdue ma bashke.

Ndërsa, lidhun me nismën e presidentit Thaçi për ushtrinë, ai ka thane se nuk duhet me u marre, qysh ka thane ai, “shume për zemër”, deklarata e presidentit Thaçi se ka me dhënë dorëheqje nëse dështon transformimi i FSK’s.

“Nuk e marre serioze këtë deklarate te Thaçit, sepse mundet me qene skenari qe ai jep dorëheqje, kthehet ne PDK dhe kandidon për kryeministër”, shprehet Mushkolaj.

Lexo të tjera