13:32 / E enjte, 12 Tetor 2017

Mustafa takohet me Metën, ja çfarë diskutuan

Mustafa takohet me Metën, ja çfarë diskutuan

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan Indeksonline.

Në këtë takim ata biseduan për rolin e LDK-së  në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.

 Mustafa e njoftoi Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e procesit të fushatës për Zgjedhjet Lokale. Ndërsa, Meta e ftoi atë dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.

"Nikoqirët dhe mysafirët u pajtuan që suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas' thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo të tjera