21:16 / E enjte, 12 Tetor 2017

Muzaqi: Vushtrria udhëhiqet edhe nga Sami Lushtaku

Muzaqi: Vushtrria udhëhiqet edhe nga Sami Lushtaku

Kandidati i LVV-së për kryetar të Vushtrrisë, Besim Muzaqi  ka shprehur besimin e tij se në këto zgjedhje partia e tij do të dalë fituese.

Ai ka thënë se Vushtrria udhëhiqet nga tre kryetarë.

“LVV është subjekti më i madh në Vushtrri ashtu sikurse në Kosovë duke lënë mbrapa PAN-in dhe LAA-në. Kjo votë do të përkthehet edhe në nivelin lokal, sepse ndryshimi është i domosdoshëm dhe kjo ndodh vetëm me LVV. Vushtrria tani e 10 vite udhëheqet nga 3 kryetarë. Bajram Mulaku nga Vushtrria, Sami Lushtaku nga Skenderaj, nga Drenica dhe poashtu ka edhe kryetarë tjerë”, ka thënë ai në Klan Kosova. /Indeksonline/

Lexo të tjera