20:36 / E diel, 20 Gusht 2017

Nënkryetari i PDK-së bashkë me Rininë Demokratike pastruan varrezat e dëshmorëve në Baballoq

Nënkryetari i PDK-së bashkë me Rininë Demokratike pastruan varrezat e dëshmorëve në Baballoq

Sot, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka qenë në një aksion pastrimi te varrezat e dëshmorëve në Baballoq të Deçanit.

Atje me struktura të Rinisë Demokratike të kësaj komune dhe në shoqërim të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Safete Hadërgjonaj për disa orë është bërë pastrimi i tërësishëm i varrezave të këtij fshati, i cili njihet për mbajtjen e vijës së frontit më të gjatë në gjithë historinë e UÇK-së, së bashku me bashkëluftëtarët e rrethinës e veçmas të atyre prej Gllogjani.

Në një prononcim për Indeksonline, nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti ka thënë se dita e diele është ditë e veçantë për njerëzit, prandaj është ditë e qëlluar që të ndajmë kohë për heronjtë dhe dëshmorët e kombit tonë mbi të cilët qëndron Liria e vendit.

Me këtë rast, nënkryetari i PDK-së, Hoti vendosi edhe lule tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan./Indeksonline/

Lexo të tjera