13:34 / E enjte, 14 Shtator 2017

Nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në Komunën e Podujevës

Nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në Komunën e Podujevës

Sot në Podujevë është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të Komunës së Podujevës dhe Rrjetit të Organizatave Joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu”.

“Demokracia Fillon Këtu” është duke implementuar një projekt të financuar pjesërisht nga “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal” MAPL dhe në bashkëpunim me “Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale- KLGI”.

Memorandumi ka të bëjë me vendosjen e një bashkëpunimi të strukturuar në mes të Komunës së Podujevës dhe Shoqërisë Civile në nivel lokal, në fushat ku shqëria civile duhet të ketë rol dhe duhet të përfshihet gjatë proceseve të vendimëmarrjes  në nivel komune.

Me qëllim implementimi të këtij projekti, janë zhvilluar edhe takime konsultuese me grupet politike, që janë të përfaqsuara në Asamblenë Komunale të Podujevës, siç janë: LDK, PDK, AAK dhe LVV.

Qellimi final i këtij projekti është që të hartohet një “Strategji për bashkëpunim” në mes të Komunës së Podujevës dhe Shoqërsë Civile, e cila do të zbatohej nga ekzekutivi i Komunës dhe do të mbikqyrej nga një këshill i përbërë nga pjestarë të qeverisë lokale dhe Shoqërisë Civile.


Përmes këtij memorandumi, Komuna e Podujevës njeh rolin kordinues për shoqërinë civile të rrjetit “Demorkacia Fillon Këtu” dhe bashkarisht do të punojnë në hartimin e  strategjisë për bashkëpunim me  shoqërinë civile në nivel lokal

Në emër të rrjetit “Demokracia Fillon Këtu”, jemi falënderues për të gjitha grupet politike, të cilat na kanë dhënë mbështetje të parezervë për aktivitetin tonë dhe janë shprehur të gatshëm që të mbështesin aktivitetet tona, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies.


Lexo të tjera