19:30 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ngacmohet nga ish burri, policia arreston të dyshuarin

Ngacmohet nga ish burri, policia arreston të dyshuarin

Në orët e mbrëmjes, një viktimë e gjinisë femërore e ka thirre policinë në Prizren për t’i dalë në ndihmë pasi ndjehej e ngacmuar dhe e rrezikuar nga ish bashkëshorti i saj i cili jeton në një shtet perëndimor e që disa herë kishte ardhur afër oborrit të saj.

Policia e Stacionit Policor “Veriu” kanë marrë rastin në duar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast e kanë identifikuar të dyshuarin i cili në ato momente kishte në duar një palë dylbi. I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij, prokurori i shtetit, e ka nënshkruar vendimin për ndalim policor.  

Temat:
Lexo të tjera