11:30 / E enjte, 12 Janar 2017

Brenda një ore merret vendimi për Haradinajn (Foto)

Brenda një ore merret vendimi për Haradinajn (Foto)

(I plotësuar)-Për një orë merret vendimi nga Gjykata në Colmar në lidhje me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt me fletëarrest të lëshuar nga Serbia e rreth gjithë këtij procesi, Indeksonline do të ju mbajë të informuar.

Ndryshe lideri i AAK-së njëherësh ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj fjalimin e tij në Gjykatën në Colmar është duke e mbajtur në gjuhën franceze. 

..............................................

 Nis seanca ndaj Ramush Haradinajt (Foto)

Ka nisur seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën në Colmar të Francës.

Avokatja e Haradinajt në fjalën e saj thotë se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt. 

Ajo i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallë i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Serbia.

Ajo para trupit gjykues po kërkon lirimin e menjëhershëm të klientit të saj./Indeksonline/


 

Lexo të tjera