22:40 / E hënë, 17 Korrik 2017

Nuk dihet për fatin e 38 grave dhe 27 fëmijëve kosovar që ndodhën në Siri

Nuk dihet për fatin e 38 grave dhe 27 fëmijëve kosovar që ndodhën në Siri

58 shtetas të Kosovës të raportuar si të vrarë në luftimet në Siri, kanë lënë pas vetës në zonat e luftës gratë dhe fëmijët e tyre të cilët tani ndodhën nën mëshirën e kohës dhe pa përkujdese të askujt.   

Ndërkaq institucionet e sigurisë në Kosovë nuk kanë paraparë ndonjë plan për kthimin e tyre në vend.

Bëhet fjalë për 38 gra dhe 27 fëmijë kosovarë të cilët janë në zonat e luftës në Siri dhe Irak e që ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se gratë dhe fëmijët që ndodhën atje janë qytetar të Republikës së Kosovës, prandaj institucionet tona duhet që sa më parë të vendosin kontakte me misioneve humanitare ndërkombëtare te cilat kane qasje ne zonat e luftës.

“Ata djem, lere që shkuan vet , por një pjese bukur e mire i morën edhe familjen e ngushtë. E tash pas shkatërrimit te " shtetit te Kalifatit" dhe pas vrasjeve të një pjese edhe te shqiptareve xhihadist, grat dhe fëmijët e mbetur në qytetet e rrënuara kanë mbet në mëshirën e kohës”, ka thënë ai.

Islami ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet sa më parë të angazhohen në kthimin tyre dhe risocializimin në shoqëri.

“Ata janë qytetar të Republikës së Kosovës, prandaj institucionet tona duhet që sa më parë të vendosin kontakte me institucionet e shtetit e Egjiptit dhe misioneve humanitare ndërkombëtare të cilat kanë qasje në zonat e luftës, të kontaktojnë me familjet që kanë mbet atje dhe të riatdhesohen në vendlindjen e tyre, të ndahet një fond i veçantë dhe te punohet në atë drejtim që të risocializohen, ti kthehen jetës normale, pa dhune, pa krisma e pa skena të tmerrshme, ata janë viktima, ata nuk janë fajtor prandaj ata presin ndihem nga Shteti i tyre Kosova”, ka thënë Islami.

Ndonëse i ashtuquajturi Shteti Islamik në Irak dhe Siri, ndodhet para shpërbërjes së tij si organizate, atje ende qëndrojnë ende janë duke qëndruar mbi 140 kosovarë, shumica prej tyre të involvuar në organizatat terroriste si ISIS dhe Al-Nusra.

Shqetësues prezenca e kosovarëve në këto vatra lufte është edhe për Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i megjithatë e vlerëson pozitive angazhimin e institucioneve të Kosovës në parandalimin e shkuarjes së kosovarëve në konfliktet e lindjes së mese.

Ai në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se në vitin e fundit numri i atyre që kanë shkuar në këto vatra lufte është komplet i pa përfillshim sepse janë 2 ose 3 raste të pa konfirmuara.

“Pjesëmarrja e kosovarëve fatkeqësisht ka qenë e madhe në luftën e Sirisë dhe Irakut dhe kjo ka qenë shqetësuese për neve, prandaj gjatë këtyre 3 viteve është bërë punë shumë e madhe që të parandalohet shkuarja e kosovarëve në luftën e Sirisë dhe Irakut”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq që nga viti 2012 sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i Kosovarëve që kanë udhëtuar për në Siri është rreth 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmijë, në këtë numër janë të regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë shtetësi të dyfishtë.

Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është rreth 140. Duke përfshirë 75 persona që dyshohet se në forma të ndryshme janë aktiv në organizatat terroriste të përcjellë nga gratë dhe fëmijët e tyre. Në Siri, dhe Irak janë edhe 38 gra dhe 27 fëmijë, 58 shtetas të Kosovës janë raportuar si të vrarë, shumica prej tyre besohet të jenë vrarë prej vet terroristëve pas tentimeve për tu larguar nga zonat e konfliktit. Deri më tani 117 prej tyre janë kthyer në Kosovë.

Kosovarët të cilët kanë udhëtuar për në zonat e konfliktit kryesisht janë të rinj të moshës 18-27 vjeç, shumica me gjendje të rëndë ekonomike dhe probleme sociale, shumica prej tyre kanë një edukim të ulët ose nuk kanë pasur qasje në edukim dhe një pjesë e tyre me të kaluar kriminale./Indeksonline/ (A.B)

Lexo të tjera