13:50 / E premte, 21 Prill 2017

Oda Amerikane takohet me kompanitë e sigurimeve

Oda Amerikane takohet me kompanitë e sigurimeve

Oda Amerikane ka organizuar të premten takim me kompanitë e sigurimeve dhe drejtorin e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Bankën Qëndrore të Kosovës, Nexhat Miftari.

Tema kryesore e këtij takimi ishte praktika diskriminuese e mënyrës së tatimimit që po iu bëhet kompanive të sigurimeve, duke i ngarkuar me një taksë prej 5% në të hyra. 

Gjatë këtij takimi përfaqësuesi i BQK-së u shpreh, se BQK tanimë e ka shqyrtuar këtë çështje me institucionet publike relevante dhe po ashtu Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe se ka vullnet për të ndryshuar këtë ligj. 

Po ashtu, gjatë takimit u theksua se presioni ndaj Ministrisë së Financave dhe akterëve tjerë duhet të shtohet në mënyrë që ky ndryshim të ndodhë sa më parë.

Oda Amerikane u shpreh e gatshme për të ndihmuar në shtyrjen përpara të këtij procesi, thuhet në komunikatë.


Lexo të tjera