16:30 / E premte, 21 Prill 2017

Oliver Ivanoviq lirohet nga arresti shtëpiak

Oliver Ivanoviq lirohet nga arresti shtëpiak

Oliver Ivanoviqit i është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe deri në fund të procesit gjyqësor do të jetë në liri.

Ivanoviq, i cili dyshohet të ketë kryer krime kundër shqiptarëve ka thënë se deri më tani i ka plotësuar të gjitha kërkesat e gjykatës dhe se qëllim i tij është që ta heqë njollën nga emri i tij.

“Nuk kam asnjë lidhje me ato që akuzohem, por këtë duhet ta dokumentojë. Qëllimi im është që ta largojë njollën një herë e mirë nga emri im”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Mitrovicë para një muaji ka rifilluar procesin gjyqësor ndaj Ivanoviqit, kurse prokurori i rastit ka deklaruar se gjatë procesit do të sjellë tre dëshmitarë të ri dhe do të paraqiten prova të reja./Indeksonline/

Lexo të tjera